Gazetari i Sitel: Intonimi i himnit shqiptar, vepër penale – Kasami i kundërpërgjigjet: Shqiptarët janë realitet në Maqedoni!

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë i ftuar sonte në Tv Sitell ku është pyetur edhe për idenë e intonimit të himnit të himnnit shqiptar në shkollat fillore.

“Nuk shoh asgjë të keqe kur shqiptarët intonojnë himnin në të cilin ata janë pjesë e atij himni. Ne nuk jemi kundër himninit maqedonas. Jemi për atë që të gjitha simbolet në shtet të reflektojnë karakterin e tij”, tha Kasami.

Kasami u ndal edhe tek çështja e flamurit.

“Nësë duam që të gjithë qytetarët ta rrespektojnë flamurin atëherë ai flamur duhet ta pasqyroj realitetin e popujve që jetojnë në këtë shtet”, shtoi Kasami.

Teksa gazetari maqedonas i bënte me dije se intonomi i himnit shqiptar është vepër e dënueshme me ligj, Kasami iu kundërpërgjigj duke i thënë se gazetarit se ky është realiteti në Maqedoni që nuk mund të mohohet.