Gazetari i njohur tregon prapaskenat e arrestimit të Ilir Metës: Policisë i doli situata nga kontrolli, nuk e kisha parë kurrë diçka të tillë

Gazetari i njohur Elton Qyno, teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Pashoq”, ka treguar prapaskenat e arrestimit të ish-preisdentit Ilir Meta.

Qyno shprehet se ajo formë arrestimi nuk ka qenë e qëllimshme, sikurse pretendon vetë Meta, por Policisë i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Si e patë arrestimin?

Ka qenë një nga arsyet që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha, edhe pse flitej nën zë se do kishte mandat arresti. Mënyra si u krye tërhoqi vëmendje që të merren më shumë me formën e arrestimit se sa me akuzën.

E qëllimshme kjo?

Nuk ka qenë e qëllimshme por u doli nga kontrolli. Duhen marrë në analizë të gjitha veprimet dhe do të ketë një hetim nga AMP. Ka pasur një plan operacional. Po të shohësh makinat, ka pasur një skenar. Vendi u zgjodh për shkak të trafikut, me qëllim që të mos i jepej mundësia të largohej sepse vetë policia e ka pritur këtë mosbindje. Nga Morina e ka ndjekur në mënyrë operative dhe e bllokuan kur u krijua trafik, me idenë se ai nuk do largohet dhe të vërë në rrezik punonjësit. Duke qenë se do të jetë i bllokuar e ndaluan.

Cilin version besoni?

Unë besoj më tepër zotin Meta. Nuk i është vënë në dispozicion urdhri i arrestit. Punonjësit nuk kanë pasur letra. Ti thotë ja ku e ke vendimin e gjykatës. Në vendngjarje nuk kanë qenë oficerët e BKH për t’ia komunikuar. Policia ka marrë një urdhër dhe është ngritur struktura operacionale. Unë mendoj se kjo është e vërteta.

Policia kur u përball me moszbatimin e urdhrit dhe qëndrueshmërinë e tij, edhe policët kanë marrë urdhra nga zyra që të veprojnë sipas ligjit, për të bërë shoqërimin. Por nuk ka qenë arrestim. Nëse sheh pamjet filmike me ngadalë, Meta është shkulur nga makina. Është tërhequr zvarrë.

PËRPLASJA ME DUMANIN NË SALLËN E GJKKO-së

Po ashtu, gazetari Elton Qyno, ka zbardhur detaje nga shpërthimet dhe akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.

Qyno thotë se në momentin që Meta është paraqitur në GJKKO, ka pasur një shpërthim ekstrem, mbushur me akuza, fyerje dhe sharje ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumani.

“Tani ka filluar praktikisht hetimi, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe janë marrë me marrjen në pyetje të shumë personave, faktikisht tani ka nisur hetimi.

Sot sigurisht që nuk do të kishte ndryshim për rivlerësimin e masave të arrestimit.

Në fillim fare kur Meta është paraqitur në orën 9:30 për të marrë masën e sigurisë, ka pasur një shpërthim që unë si gazetar me kaq vite punë, se kam parë kurrë në dyert e asaj gjykate.

Nga ato burime që kemi dhe me komunikimet edhe të avokatëve që kanë qenë aty, sigurisht që ka ndodhur një gjë jashtë çdo limiti.

Pasi ai ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, që unë si kam parë as te dosjet më të bujshme që ka pasur gjykata si Aldo Bare apo Lul Berisha, apo dosje të krimit të organizuar, nuk ishte në të tilla shpërthime”, është shprehur Qyno.