Gazetari i njohur austriak: Njëri nga terr*oristët e mbrëmshëm është shqiptar nga Maqedonia

Gazetari austriak Florian Klenk përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terro*ristet e sul*mit të së hënës në Austri ka rrënjë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak. Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri porse ishte penguar të shkojë.

“Terr*oristi i Vjenës quhet Kurtin S. u lind në vitin 2000 është 20-vjeçar është lindur dhe rritur në Vjenë ka rrënjë shqiptare prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terr*oristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri” ka thënë ai.