Gazetari dhe artisti gostivaras Valon Osmani i bashkohet iniciativës ” Gostivari që dua”

Zyrat e iniciativës Gostivari që duam, sot i vizitoi Gazetari, moderatori dhe artisti gostivaras, Valon Osmani, i cili duke vlerësuar lartë punën e iniciativës, u tregua i gatshëm për shkëmbime ideshë dhe projektesh për qëllimin tonë qytetar! Osmani u prit nga anëtari i iniciativës, Lekë Dalipi.

Valon Osmani kreu shkollën fillore në shkollën “Goce Dellçev në Gostivar”, për të vazhduar më pas shkollimin e mesëm profesional në Shkollën e mesme të muzikës “Todor Skallovski – Tetoec” në Tetovë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin e Tetovës, drejtimi Gazetari dhe Media, poashtu në të njejtin drejtim kreu dhe studimet master.

Osmani për më tepër se një vjet ushtroi profesionin e tij si gazetar në Televizionin Globi në Gostivar, krahas këtij angazhimi ai ka punuar dhe si gazetar i rubrikës së intervistave javore në portalin Telegrafi Maqedoni.
Angazhimin mediatik nga janari i vitit 2021 e deri në fund të muajit qershor, e zhvendosi në Televizionin Koha në Tetovë, si moderator i emisionit muzikor “Alegro Show”. Aktualisht Osmani po udhëheq sektorin e PR Marketingut në një kompani vendore.