Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon ekskluzivisht në “45 minuta” mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu. Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, marrëdhëniet mes ish-oficerit dhe nipit të deputetit duken krejtësisht miqësore, ndërsa rezulton se janë takuar në Tiranë.
Komunikimi i parë është mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit është në datën 26 korrik dhe tregon se të dy kanë pasur njohje. Në tekst, ish-oficeri i i kërkon Ramazan Rrajës ta takojë në Tiranë te “Casa Italia”. Në datën 27 korrik, oficeri i policisë, Emiljano Nuhu hyn në lojë dhe merr dëshminë e vajzës Xhisiela Maloku e cila ka paditur për dhunë Rexhep Nuhun, djalin e deputetit të PS, Rrahman Nuhu. Këtu, mesazhi i radhës i shkëmbyer mes Rrajas dhe Nuhut është ai pasi ishte marrë dëshmia e vajzës në polici. Ramazan Rraja i drejtohet duke e pyetur nëse ka qenë ai i cili ka marrë në pyetje të renë. Dhe oficeri i përgjigjet se ishte vetë ai. Më pas ata lënë një takim dhe takohen në Tiranë.
Bisedat me mesazhe mes të dyve nuk flasin aspak për një marrëdhënie të acaruar apo në kufijtë e kërcënimit me jetë me pistoletë në kokë, siç pretendon ish-oficeri Emiljano Nuhu, për të lënë të lirë djalin e deputetit.
Bisedat e ish-policit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja:
Emiljano Nuhu: O vëlla ç’a po bën tani? Hajde pak në Tiranë te ‘Casa Italia”.
Ramazan Rraja: Ok. Po nisemi tani, për pak.
Emiljano Nuhu: Ok.
Ramazan Rraja: Në Rinas jam, rrugës.
Emiljano Nuhu: Te “Bolvoil”, mbrapa “Casa Italia” takohemi.
Ramazan Rraja: Ok.
Emiljano Nuhu: Këtu jam se nuk kam më bateri. Mu fik telefoni.
Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam.
********************************
Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?
Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?
Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?
Emiljano Nuhu: Po, unë isha.
Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?
Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.
Ramazan Rraja: Ku të vij?
Emiljano Nuhu: Hajde te Unaza e Re. Je afër?
Ramazan Rraja: Te “Vasil Shanto” jam. Po vij.
Emiljano Nuhu: Apo e lëmë më vonë. Se tani u ktheva nga puna.
Ramazan Rraja: 5 minuta. Të takoj aty në rrugë. Po vij.
Emiljano Nuhu: Ok, hajde tek Vila L. E di?
Ramazan Rraja: E gjej.
Emiljano Nuhu: Është rruga që futesh te rrethi i Kastratit.
Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam.
Emiljano Nuhu: Me ç’a makine je? Jam ulur te Richmondi’. Poshtë Vilës L.
Hoxha ka thënë se ish-oficeri Nuhu ka aplikuar për të marrë azil, ndërsa fotoja me ish-policin Dritan Zagani është shkrepur dje. Gazetari Hoxha ka thënë se Xhisiela Maloku është dhunuar dhe se dhunuesi duhet të ndëshkohet, por dy historitë janë të ndara nga njëra-tjetra.
“Kemi të bëjmë me një histori që po merr vëmendje. Historia është e pompuar politikisht dhe mediatikisht. Kjo histori nuk synon të vëjë drejtësi dhe të ndëshkojë vajzën që është dhunuar, por kërkohet të krijojë një kaos. Një devijim skandaloz, nuk është hera e parë. Flas për pjesën që jam përfshirë. Në një debat lidhur me këtë çështje pashë që kishte shumë mjegull. Pashë denoncimin e një ish-oficeri policie, që është larguar, ndërkohë që nuk ka kthyer as detyrimet ndaj shtetit dhe Akademisë së sigurisë”, tha gazetari i Report Tv, Artan Hoxha.
Hoxha ka folur edhe për akuzat e ish-oficerit Nuhu. Gazetari ka thënë se ish-polici u largua nga Shqipëria në rrugë ilegale dhe iku në Kosovë, më pas në Verona e më pas në Zvicër.
“Personi i veshur me të kuqe është Emiljano Nuhu, ai me të bardha është Dritan Zagani. Dje u krijua ideja se kemi të bëjmë me një konspiracion ku ishte përfshirë klasa politike, por edhe nga ana gazetareske nuk qëndron. Së pari do pyetej vajza dhe së dyti do shihej e vërteta. Oficeri në fjalë denoncoi se i rrezikohej jeta, kur e vërteta ishte krejt e kundërta. Nuhu është larguar nga Shqipëria në rrugë ilegale në 15 shtator. Është larguar se ka menduar se po të largohej zyrtarisht do të plotësonte pazëllin. Ka ikur nga Kosova, siç doli edhe Babalja. Në këtë rast, është e verifikuar se ka ikur nga aeroporti Adem Jashari, ka shkuar në Verona e më pas drejt Zvicrës. Nga data 15 drejt datës 27, duhet të kemi parasysh se fotoja është bërë dje. Si ka mundësi që në një kohë kaq të shkurtër ka shkuar në Zvicër, është hetuar, ka gjykuar edhe është larguar për motive të dobëta. Historia është politizuar, kemi dy ish-oficerë policie që me njëri-tjetrin janë paraqitur edhe në qendrën e Azilantëve në Zvicër.
Kjo nuk është hera e parë. Ju kujtoj historinë e një ish-doganieri, që është denoncuar nga e njëjta linjë, e njëjta media. Ka ardhur fillimisht tek unë, e kam hetuar dhe pashë se s’kishte asgjë të vërtetë. Fotoja dëshmon se finalizimi i kësaj historie ështeë përgatitur. Ai është regjistruar për azil, dhe pritet miratimi ose jo i kërkesës”, deklaroi Hoxha.
Gazetari ka treguar çfarë ka ndodhur në datën 19 korrik, ditë kur Xhisiela Maloku denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja.
“Më 19 korrik, Xhisiela ka lënë takim me një shoqe. Gjatë rrugës ka rastisur ish-të dashurin. Dy vajzat kanë qenë në makinë. Gjëja që dua të ndaj është se: Kemi një histori të qartë dhune dhe duhet të ndëshkohen përgjegjësit dhe kemi një histori tjetër politizimi. Historia tjetër është abuzive dhe politikë e pastër. Këta thonë pse u zbulua identiteti i vajzës. Identitetin e saj e zbuloi Berisha më 30 korrik. Përpjekja ime është që dinjiteti i saj të shkojë në vend. Të ndëshkohet dhunuesi. Ndaj vajzës është ushtruar dhunë, është e provuar me fakte. Rast tipik, duhet të ishte zgjidhur. Kam kontaktuar me të që t’i ofroja ndihmë. mënyra sesi është përdorur politikisht është makinacion politik.
Identitetin e saj e kanë publikuar ata që sot e mbrojnë. I pari është Berisha, me emër dhe mbiemër. Dhe vajza i ka komentuar Berishës: Kemi hall të zihemi me të dashurit se ti na nxjerr për përdhunim. Unë u njoftova se djali i një deputeti ka patur një konflikt me një vajzë. Informacioni erdhi tek unë kur SHKB pezulloi nga detyra oficerin e policisë që mori kallëzimin e vajzës më 21 korrik, pranë oficerit Elton Koldashi. Vajza është marrë në pyetje. Ky është procesverbali i Fushë-Krujës dhe deklarimi është bërë nga oficeri Gentian Çitozi”, tha gazetari i Report Tv, Artan Hoxha.