Gazetarët! Pse duhet të studijojmë për gazetari! Na duhen ma shumë gazetarë

Sot në botë mijëra vetë ushtrojnë mjeshtërinë e të shkruarit në fushën e gazetarisë. Ky numër është tejet i madh dhe, qysh nga vitet ’60 të shekullit që kaloi, gjithmonë e më shumë në shtim. Gazetat, ashtu si edhe të gjitha botimet e tjera të shtypura të kohës sonë, paraqesin provën e fitores së të shkruarit si mjet shprehjeje dhe informacioni. Vetëm në Francë, p.sh. ka më shumë se 12 milione gazeta të përditshme, ndërsa më 1777, kur filloi të dilte gazeta “Le Journal de Paris”, në prag të Revolucuionit Francez, Parisi kishte vetëm 50 të përkohshme, ndërsa provinca kishte 30 të tilla.

Edhe në Shqipëri e në hapësirat shqiptare, gjatë këtyre dhjetë- pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit gazetat e revistat kanë pasur një shtim e shumim të’ paparë. Kjo ka bërë të mundur që, ashtu si gjithandej ne botë, edhe tek ne të shkruarit të lidhet drejtpërdrejt me politikën dhe me jetën sociale. Ndërkaq, qysh nga 1789, kur u hartua Arlikulli XI i Deklaratës se të Drejtave të Njeriut Liria e shtypit, është vënë shumë herë në prova të rënda. Ka pasur periudha të errëta censure të ashpër, ka pasur dënime e deri ekzekutime të gazetarëve, jo vetëm nëvende diktatoriale. Kështu, p.sh. më 1800, në Francë me urdhër të prerë nga lart numri i gazetave pariziane u reduktua në 13, dhe më 1811 shkoi deri në 4. Qeveria u pajis me një organ shtypi zyrtar “Le Moniteur universel”. Përmendëm këtë fakt kaq të largët, për të mos harruar se censura e shtypit dhe e botimeve në vendin tonë gjatë periudhës së shtetit monist nuk qe vetëm një shpikje shqiptare.

Në shekullin XX dhe në vijim, gazetaria ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke pushtuar sytë e miliona lexuesve qysh në pikë të mëngjesit dhe duke qenë, ndoshta, për pjesën dërrmuese të popullsisë gati i vetmi ushqim apo (thënë ndryshe) e vetmja gjë e shkruar që lexojnë’ gjatë ditës. Pushteti i shtypit të shkruar është sot gjithandej pushtet shumë i fuqishëm, aq sa ai quhet me të drejtë “pushteti i pushteteve” apo fuqia e katërt e madhe e botës së’ sotme. Industria e shtypit të shkruar ka sot një armatë të panumërt rrogëtarësh, të përbërë nga reporterë, redaktorë, faqosës, editorialistë, korrektorë etj.

Të shkruarit gazetaresk është një shfrim i drejtpërdrejtë i jetës politike dhe i jetës publike.Ai informon, ndikon, polemizon, ndërhyn, dialogon; ai është kujtesë e së përditshmes, e javës, e muajit; ai ilustron, pasqyron, pohon, nxjerr në pah etj. Gazetaria është tashmë një gjini në kuptimin e plotë të fjalës, ashtu si letërsia. Shtypi u nden faqet e veta mjaft shkrimtarëve dhe, nga ana tjetër, shumë gazetarë i shpie në radhët e profesionistëve që shkruajnë libra.

Shkrimet gazetareske janë, në radhë të parë, vepra të komunikimit. Në këtë kuptim disa autorë e paraqesin të shkruarit gazetaresk si shembullin më të mirë që u jepet prodhuesve të të shkruarit, shembullin më të mirë për sa i përket të arsyetuarit, të ndërtimit të një teksti, të titullimit, të redaktimit etj.
“Gazetaria është një shkollë e pakrahasueshme për të shkruar më mirë (…).Gazetaria të mëson të gjesh infonnacionin, të dallosh të rëndësishmen nga plotësuesja apo e dorës së dytë, të shprehurit me përpikmeri, si dhe të përvetësosh e të pën’ijosh një stil të caktuar.Kjo mjeshtëri do t’ju shërbejë shpejt për shkrimet tuaja profesionale: për raportet, përmbledhjet, letrat, shënimet, kumtesat a komunikatat etj*
Sipas një studiuesi të shquar francez, “shkrimi gazetaresk është i përbërë nga faktet plus vlerën e shtuar. Kjo vlerë e shtuar vjen, para së gjithash, nga temperamenti dhe nga stili i gazetaril”.

Po të marrim parasysh vendin e madh dhe përparësine që ka sot në botë dhe ndër ne të shkruarit gazetaresk, atëherë’ duhet të themi se roli i gazetarit është në krye të vendit të atyre që zgjedhin (dëshmitë, ndërmjetësit, partizanët apo ithtarët), prandaj nuk mund të mos presim edhe ndikimin e fuqishem të gazetarise mbi mënyren e të shkruarit. Gazetari na shfaqet sot si ai që e kryen këte mjeshtëri, sepse ai di të shkruajë shpejt, sepse di ta bëjë shkurt, drejtpërdrejt dhe në mënyrë mbresëlënëse. A nuk janë më të njohur prodhuesit pa emër (anonimë) të shkrimeve gazetareske sesa shkrimtarët, përderisa i mbërrijnë më mirë qëllimet e veta?