Gazetarët: “Dhu*na në Kuvend” – simbol i mosndëshkimit

DITA BOTËRORE E MOSNDËSHKIMIT TË DHU*NUESVE TË GAZETARËVE
Me mbishkrimet “Dhu*na ndaj gazetarëve është dhu*në ndaj qytetarëve”, “Gazetaria është e mira publike”, “Gazetarë të lirë nënkupton qytetarë të lirë”, gazetarët u ndalën para Prokurorisë Themelore Publike për të kërkuar drejtësi për dhu*nën ndaj gazetarëve. Në ditën botërore kundër mosndëshkimit të dhu*nuesve të gazetarëve, gazetarët kërkojnë drejtësi veçanërisht për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

MLADEN ÇADIKOVSKI, KRYETAR I SHGM-së
Jemi këtu që të rikujtojmë se drejtësia për 27 prillin është selektive, derisa politikanët ishin të mbrojtur, punonjësit mediatik nuk ishin përfillur. Për këtë arsye mbetet simbol I mosndëshkimit të dhu*nës ndaj gazetarëve. I ftojmë institucionet në mënyrë efikase dhe serioze t’I he*tojnë të gjitha su*lmet ndaj gazetarëve dhe përgjegjësit t’I dënojnë.

Pa ndonjë qasje të tillë të përgjegjshme, su*lmet do të vazhdojnë dhe do të bëhen akoma më ag*resive, kjo mund ta vendos në pikëpyetje edhe jetën e gazetarëve. “
Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata e Gazetarëve të Pavarur tashmë 5 vite kërkojnë që përmes zgjidhjes ligjore t’I jepet fund dhu*nës ndaj gazetarëve.

PAVLE BELOVSKI, GAZETAR
“Sindikata e Gazetatarëve dhe Shoqata e Gazetarëve nxitën ndryshime ligjore në kodin penal, me çka ideja ishte që tu jepet fund su*lmeve ndaj gazetarëve, gjegjësisht të sanksionohen su*lmuesit si su*lm ndaj personit zyrtarë. Por ne edhe sot pas 5 viteve nuk mund të themi se kemi të procesuar ndonjë rast të tillë, pasiqë ligji Akoma është në Kuvend dhe nuk është sjellur. Arsyetimi I fundit janë zgjedhjet por bëj apel tek deputetët, nëse për 27 ne nuk fituam drejtësi, ju keni mundësi ta përmirësoni gabimin që këto ditë ta votoni ligjin për procedurë penale.”

Gazetarja Dushica Mërgja tha se me iniciativë të përbashkët me shoqatat e gazetarëve kanë ngritur padi ndaj dhunuesve të gazetarëve gjatë 27 prillit të vitit 2017 dhe se gjykatësit nuk I kanë përfillur gazetarët, madje I kanë pyetur se çfarë kanë kërkuar në Kuvend atë ditë.

DUSHICA MËRGJA, GAZETARE
“Gjykatësit na kanë nënçmuar, na kanë fyer, madje disave prej kolegëve ua kanë vënë në pikëpyetje të drejtën, nëse kanë qenë gazetarë ose jo. Të gjithëve na kanë pyetur se çfarë kemi kërkuar më 27 prill në Kuvend. Unë dua nga këtu në emër të të gjithë kolegëve t’u përgjigjem se nëse kanë harruar se çfarë kanë parë në televizor, sepse ne ishim ata që kemi raportuar, se më 27 prill në Kuvend, gazetarët e kanë shpëtuar shtetin. Me përgjegjësi theksoj se të mos ishim ne aq të zëshëm, me gjithë terrorin më të cilin u ballafaquam, 27 prilli do të përfundonte shumë më I përgjakshëm dhe me vi*ktima.”

Kujtojmë se pas ngjarjes së përgjakshme në Kuvend, disa nga sulmuesit e politikanëve janë dënuar, , një pjese u janë ulur dënimet ndërsa një pjesë tjetër madje edhe janë amnistuar./KlanMacedonia/