Gazeta greke: Koha rrjedh, zgjidhja për çështjen e emrit largohet


Në analizën “Koha rrjedh, zgjidhja largohet” të gazetës greke “To Vima” shkruhet se atmosfera e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në 20 ditët e fundit, nuk përmban buzëqeshje dhe optimizëm, siç ndodhi në takimet Tsipras-Zaev në Davos.

Më tej shkrimi vijon me analizënku thuhet se hapësira për marrëveshje është duke u ngushtuar, pasi që nuk është tejkaluar dallimi për përdorim egra omnes të emrit dhe për ndryshim të Kushtetutës.

Kjo gazetë shkruan se mbetet të shihet situata pas takimeve të muajit maj, Kotzias-Dimitrov në Selanik, dhe takimi i mundshëm mes dy Kryeministrave në Samitin e Sofjes.