Gazeta franceze “zbulon” të vërtetën e takimit në Washington të Thaçit dhe Vuçiq

Në mediat ndërkombëtare vazhdojnë të publikohen skenarë të mundshëm nga takimi i marsit në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin edhe Presidenti Hashim Thaci dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuciq. Le Figaro ka publikuar një artikull, në të cilin pretendon se në Washington, njerëzit më të afërt të Presidentit Trump i kanë dëgjuar dy presidentët të flasin për shkëmbim të territoreve, e as nuk janë kundër kësaj.

Mediumi francez “Le Figaro” flet për një vendim të përgatitur me rastin e një takimi ‘diskret’ në Ëashington më 2 mars, në prani të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, dhe këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien. Aty ishte edhe emisari special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Për takimin në Shtëpinë e Bardhë, në fakt kishin njoftuar palët pjesëmarrëse.

Presidenti serb kishte publikuar fotografi nga takimet, e më këtë rast edhe kishte njoftuar se në takim ka qenë edhe Jared Kushner, që është dhëndri i presidentit amerikan dhe zyrtarisht mban pozitën e këshilltarit special.

Gazeta franceze shkruan se në këtë takim Presidentët Thaçi e Vuciq kanë përmendur idenë e korrigjimit të kufijve, ndonëse Grenell, ka thënë disa herë se në prezencën e tij, kurrë nuk është përmendur ideja e korrigjimit të kufijve.


Kushner majtas dhe Vuciqn djathtas
Sipas Le Figaros, çështja e dialogut tash është marrë në duar të Presidentin Trump dhe të angazhuarve të tij, pasi Evropa është treguar e ngathët për të ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshjeje.

Gazeta franceze pretendon se administrata amerikane është pro shkëmbimit të territoreve, ndërsa këtë ide e përshkruan si “tabu për evropianët”.

“Presidenti amerikan, i cili është mbështetës i idesë së korrigjimit të kufijve për të arritur “një paqe të pranueshme”, emëroi Richard Grenellin si të dërguar special për këto bisedime. Nën presionin e këtij të fundit, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje për rivendosjen e linjave ajrore dhe së shpejti edhe atyre hekurudhore. Për të bindur Kosovën që të heqë taksat doganore, amerikanët vunë në peshore pezullimin e ndihmës ekonomike prej 50 milionë dollarësh”, shkruan Le Figaro.


Artikulli i publikuar në Le Figaro
Aty përmendet se si kjo ide u jetësua, pasi dy presidentët, Vuciq e Thaçi, u ndeshën me kundërshtimet e Francës e Gjermanisë.