Gati “zhvarrosja e shekullit” në Ballkan

Vdiq natyralisht apo u helmua ish-Myftiu Zukorliç?

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lartë e mori në pyetje dhe e propozoi, ndërsa Gjykata e Lartë miratoi zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të Muamer Zukorliqit.

Zhvarrosja dhe autopsia e trupit të ish-kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim në Serbi, Muamer Zukorliç, do të bëhet të premten më 6 maj, ka njoftuar djali i tij Usama Zukorliç.

Ai në Instagram ka shkruar se një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Novi Pazar.

“Gjykata e Lartë miratoi ekspertizën ndërkombëtare të përbërë nga studentë të mjekësisë ligjore nga Beogradi, Sarajeva dhe Hamburgu. Procesi do të monitorohet edhe nga Prokuroria e Shtetit të Bosnjë-Hercegovinës”, tha Usame, i cili pasoi babain e tij në krye të partisë.

Prokuroria e Lartë në Novi Pazar që prej datës 11 prill ka vepruar në bazë të kallëzimit penal, të cilin ai e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike, duke kërkuar që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes së babait të tij.

Më pas ai i ka dorëzuar këtij organi gjetjet laboratorike, të cilat, siç tha më herët, tregojnë se babai i tij nuk ka vdekur për vdekje natyrale, por është helmuar.

Duke iu drejtuar publikut, Usame Zukorliç tha se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muamer të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe tjetri se ai ishte helmuar nga ushqimi.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lartë e mori në pyetje dhe e propozoi, ndërsa Gjykata e Lartë miratoi zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të të ndjerit.

Ish-myftiu i Sanxhakut u nda nga jeta papritur më 6 nëntor, në moshën 51-vjeçare.

Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër, por pa iu bërë autopsi.