Gati dy muaj që askush nuk di asgjë për fatin e biznesmenit, Bedri Rexhepi

Ishte zhdukur që nga data 8 prill i këtij viti rreth orës 21.00. Prej asaj dite askush nuk po di asgjë për Bedri Rexhepin nga Lipjani.
Misteri i 38 vjecarit bëhet edhe më i thellë pas një arrestimi që u bë për këtë rast. Për këtë rast, është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili është në paraburgim dhe rasti po hetohet.

Kërkimet dhe hetimet nga policia e prokuroria nga tetë prilli po vazhdojnë, por nuk ka asnjë gjurmë për fatin e Bedriut.
Familja e tij ka treguar se ai kishte me vete disa para, por nuk e dinë shumën e tyre.
Derisa me 9 prill rreth orës 07.00 vetura e tij ishte gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit.
Derisa telefoni i tij nga momenti i zhdukjes është i mbyllur.

Forca të shumta policore e ushtarake nga ajo ditë kanë vazhduar më kërkime në pjesë të ndryshme, por që akoma nuk kanë arritur ta gjejnë të zhdukurin apo kidnapuarin.
Kërkimet nga policia e ushtria po vazhdojnë në disa lokacione, por për shkak të mos pengimit të hetimeve e kërkimeve nuk po i publikojmë lokacionet ku po kërkohet i zhdukuri.
Nga policia ashtu sikur edhe nga prokuroria ka disa ditë që “Syri.net” ka dërguar pyetje por nuk kanë kthyer përgjigje rreth kërkimeve dhe hetimeve që po bëhen lidhur me rastin.
Derisa nga këto dy institucione tregojnë jo zyrtarisht se rasti është duke u hetuar e po ashtu edhe kërkimi.

Derisa më herët nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë treguar se hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, dhe momentalisht nuk mund të ndahen informata tjera për shkak të hetimeve.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, andaj, për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure nuk mund të japim informata të tjera.
Nga ana tjetër Gjykata Themelore e Prishtinës kanë treguar për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Jeton Vllasaliu, deklaron se ekziston dyshimi se ai është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

Nga gjykata tregojnë se i pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R.
Ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit..
Po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular