Gati 300 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në Liban

Të paktën 274 persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve ajrore izraelite sot kundër grupit Hezbollah në Liban, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit, ku grupi është më aktiv. Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se më shumë se 1.000 persona janë plagosur. Kryeministri libanez, Najib Mikati, e quajti këtë përshkallëzim të ri nga Izraeli një “luftë për zhdukje”, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se po përmbushin premtimet e tyre.

“Per ata që ende nuk e kuptojnë, dua ta
sqaroj politikën e Izraelit: ne nuk presim që kercenimi te shfaqet, ne e parashikojme atë,
kudo, ne çdo front dhe në çdo kohë. Ne eliminojmë funksionare të larte, eliminojmë
terroristë, eliminojmë raketa dhe nuk do të ndalemi me kaq. Çdokush që do të na
demtojë, ne do ta dëmtojmë edhe më rëndë.
Premtova se do te ndryshojmë balancën e sigurise, balancën e fuqisë në veri, dhe pikërisht këtë po bëjme. Po shkaterrojmë mijëra raketa, objektiv i të cilave jane qytetaret izraelite, tha Netanjahu.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar civilët në Liban, duke u dhënë afat prej dy orësh për të lënë zonat që janë në shënjestër të sulmeve. Civilët janë thirrur të evakuohen përpara fillimit të sulmeve ajrore.