I ftuar në emisionin “Brifingu i mëngjesit , Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka folur mbi zhvillimet politike në vend sidomos pas zgjedhjeve të 15 korrikut dukë përfshirë edhe çështjen e formimit të qeverisë së re informon TetovaSot
Duke folur për rezultatet zgjedhore Gashi është shprehur se ka qenë i pritshëm një rezultat i tillë tek dallimi i vogël tek partitë maqedonase edhe te ato shqiptare.
Gashi thotë se BDI duhet të provojë me Naser Ziberin kryeministër sepse ato vota BDI i fitoi vetëm për shkak këtij qëllimi dhe nuk duhet të heqin dorë.
T mobile In article 1
“BDI duhet të provojë me Naser Ziberin të jetë kryeministër, ata morën deputetë për shkak tij dhe nëse nuk mund ta realizojnë këtë duhet të tërhiqen dhe duhet të bëhen kombinime të tjera dhe ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa të fillojmë negociatat. Por, kishim bisedime edhe me Ziadin Selën dhe erdhëm në përfundim se nuk do të hyjmë në bisedime para se BDI të harxhojë legjitimitetin e saj”, ka thënë Gashi.
Duke folur për idenë e Kryeministrit shqiptar ,Gashi shprehet se e kanë kundërshtuar këtë ide duke menduar se kjo ka qenë vetëm simbolikë dhe jo përmbajtje./Tetovasot