Gashi: U mblodhëm të tregojmë se kemi shumicë e cila do të votojë mosbesimin e Qeverisë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në deklaratë për Sitel, tha se sot ka pasur iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për interpelancë të Qeverisë.

“Është normale që ne si parti opozitare dhe koalicion ta nënshkruajmë atë, dhe sot në fund të ditës, ne të gjithë së bashku që i përfaqësojmë ato parti u ulëm dhe bëmë një foto për të vërtetuar se ato nënshkrime janë mbledhur. Për momentin ky është i vetmi lajm se si do të vazhdojë procesi, do të shohim dhe presim të shohim se si do të reagojnë deputetët e tjerë”, tha Gashi.