Gashi: “Shpresoj që të gjithë deputetët të votojnë për miratimin e buxhetit” (VIDEO)


Kryetarii Alternativës, Afrim Gashi sot para Kuvendit deklaroi se shpreson që të gjithë deputetët do të votojnë sot për miratimin e buxhetit për vitin 2022.

“Sipas mendimit tonë, shumica është stabile, që nga koha kur ne si Alternativë vendosëm të jemi pjesë e kësaj shumice, numri i deputetëve është 64, por ju e dini gjithmonë në demokraci, çdo deputet dhe çdo parti mund të zgjedh. Kështu që ne jemi parti demokratike. Kuvendi është i tillë tek ne, shpresoj që të gjithë deputetët të votojnë buxhetin”, tha Gashi.