Gashi: Presim një epërsi të ngushtë për ne

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka falënderuar gjithë aktivistët për mundin e dhënë gjatë kësaj fushate.

“Mendoj se ky vullnet i shqiptarëve që po kristalizohet tash gjatë kohë edhe pas këtyre zgjedhjeve dhe të shënojë fitore. Natyrisht se ne do të presim rezultatet e fundit nga KSHZ si do të shpërndahet numri i deputetëve por ne presim që do të jetë me një përparësi të ngushtë që ne do ta kemi. Sovrani foli, ne e respektojmë të drejtën dhe zërin e tyre, por ata që i kanë mbushur kutizat ata nuk janë zëri i sovranit. Atyre kutive që janë mbushur, atë zë ne nuk do ta pranojmë”, deklaroi Afrim Gashi.