Gashi: Po të punonte BDI sa po punon për të përçarë konkurrentët do të ishte partia e parë edhe tek maqedonasit

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në emisionin “Win win” në Telma, duke komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare dhe formimin e partive të reja, tha se duhet parë se cila është arsyeja e formimit të atyre partive politike dhe momenti kur formohen ato parti.
Ai tha se BDI po të punonte në Qeveri sa punon për të ndarë konkurrentët e tij, do të ishte partia e parë edhe tek maqedonasit.
“Për fat të keq në këto 20 vite nuk arritën të bëjnë diçka të mirë dhe kanë shikuar se si të bëjnë përçarje, duke filluar nga PDSH, Besa, tani Aleancës, dhe dërgojë njerëz në parti, dhe kur ju duhet keni tre katër parti që formohen me urdhër të Ali Ahmetit, do të shihni pas disa muajve do t’i thirr në koalicion dhe do të bëjnë koalicion të gjërë”, tha Gashi.
Sipas tij ky është një teatër i shtrenjtë dhe se nuk kemi kohë dhe para që ta paguajmë si shqiptarë apo si maqedonas.