Gashi: Ligji për shtetësinë është interes shtetëror, shpresojmë të votohet sa më shpejtë


Sa i përket ligjit për shtetësi, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, tha se ligji për shtetësi është bllokuar nga opozita maqedonase dhe se për momentin tani janë duke u kërkuar mundësi tjera për të kaluar ligjin.

“Nëse shkon me flamur evropian ne mendojmë se lehtësohet dhe mundësohet debati, por evitohet procesi i pengimit të ligjit, dhe jemi shumë optimist që ligji sa më shpejtë të vij në komision për çështje evropiane, t’i kalojë filtrat parlamentar dhe të votohet. Përfundimisht, qytetarët ta gëzojnë atë të drejtë”, deklaroi Afrim Gashi.

Afrim Gashi tha se ata si opozitë kanë qenë korrektues i qeverisë me amendamentet të ndryshme për ligjet që janë propozuar nga pushteti, në tentim për t’i përmirësuar ata, por se edhe vet kanë propozuar ligje, siç ishte ligji për shtetësi i cili do të miratohet së shpejti.