Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha sonte në emisionin Click Plus se nuk ka besuar se dikush mund ta shkelë marrëveshjen e nënshkruar për koalicionim.
Gashi tha se marrëveshja politike për të qeverisur ka qenë publike dhe e nënshkruar dhe si e tillë është dashur të zbatohet.
“Mendoj se kryeministri Kovaçevski ka bërë vetëvrasje politike në momentin që e ka shkelur marrëveshjen politike të nënshkruar. Por, për ne është me rëndësi është të ngelim faqebardhë”, tha kryetari Gashi duke theksuar se, “askush nuk mund të qëndrojë diku pa dinjitet”.
Në fund, theksoi Gashi, qytetarët duan t’i përfaqësojë dikush që ka dinjitet.