Gashi: Kemi gjetur formulën me ASH-në për të fituar në shumicën e komunave

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin debativ, tha se procesi me Aleancën për Shqiptarët për të gjetur një gjuhë të përbashkët ka qenë një proces i gjatë, por se është mirë që për herë të dytë dy subjekte shqiptare të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të dalin bashkë në zgjedhje.

“Synimi ynë si Alternativë ka qenë që ne të dëshmojmë se AAA ka sensin dhe nervin ta dëgjojë zërin e popullit, të shfaq elementin e bashkimit. Në fund kemi dalë me disa emra konkret. Ne i quajmë ato kandidatë të përbashkët, pavarësisht se disa janë të njërës apo partisë tjetër, por ka kandidatë që janë mbipartiak. Një prej tyre është kandidatura e Tetovës, e Tearcës që vije nga diaspora”, u shpreh Gashi. Ai tha se në këtë formë do të arrihet fitore në shumicën e komunave shqiptare.