Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se i jap përparësi kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës, për përballjen televizive me kreun e BDI-së, Ali Ahmetit.
“Mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Gjelbërim paska pranuar të dalë në debat me opozitën shqiptare, me kusht që ne të merremi vesh se kush do debatojë me të. Unë e përshëndes këtë gatishmëri dhe më vjen mirë që pas dy dekadave ai pranon të dalë në debat. Me këtë rast dua t’i them se gjëja më e vogël është se a do jem unë apo Ziadini përballë tij. Edhe ai mund të zgjedhë, ndërsa nëse dëshiron t’ia lehtësoj edhe pak, unë i jap përparësi mikut tim, kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Po presim përgjigjen e tij”, ka shkruar Gashi në Facebook.