Gashi: “Heqja e “20%” nuk e avancon statusin e gjuhës shqipe” (VIDEO)

Kreytari i partisë Alternativa, Afrim Gashi para takimit të liderëve në Kuvend tha se partia e tij jep mbështetje të plotë për ndryshimet kushtetuese, respektivisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim hapjen zyrtare të kapitujve për aderim të vendit në BE.

Sa i përket heqjes së termit 20% që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, Gashi tha se me këtë nuk duket të kushtëzohet procesi integrues i vendit.