Gashi flet pas koalicionit: Bashkimi jonë nuk ka për qëllim hakmarrjen

Bashkimi i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen, nuk duam që të nxisim vëlla vrasje ose gjuhën e urrejtje ndaj komuniteteve tjera. Kështu tha Afrim Gashi, kryetari i ASH-së pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes ASH-së dhe Alternativës.

Gashi tha se ky koalicion u kushtohet dy ish zyrtarëve të Alternativës, Sead Ajrulit dhe Shaban Zendelit të cilët kanë ndërruar jetë.

Ai pohoi se koalicioni AA-ASH është koalicioni i cili do t’i mbrojë të gjithë shqiptarët pas 12 prillit, pavarësisht se çfarë partie kanë votuar ata./TV21