Gashi: BDI nuk mund të quhet më përfaqësuese e shqiptarëve

Ne nuk kemi kandidat në raundin e dytë dhe as votuesit tanë dhe as votuesit e zotit Taravari nuk i mbajmë në kosh për t’ia dhënë dikujt. Nuk kemi asnjë preferencë ndaj kandidatëve të tjerë dhe nëse ndërkohë vendoset ndryshe, sigurisht që opinioni do të njoftohet”, thotë në një intervistë për “Lokalno” Afrim Gashi, kreu i Alternativës dhe pjesë e koalicionit “Vlen”.

Ai pret që opozita e bashkuar shqiptare të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të votave në zgjedhjet parlamentare, pasi, siç thekson ai, një numër i madh i votuesve të tyre nuk kanë votuar në zgjedhjet presidenciale.

Nuk mendoj se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është shantazh për askënd në vend. Kështu, Maqedonia e Veriut fiton vetëm në cilësinë e shtetit multietnik. As nuk duam të shantazhojmë askënd dhe as nuk e lejojmë veten të shantazhohemi. Prandaj presim arsye dhe diskutim me argumente – thekson Gashi.

Kryetari i Alternativës për BDI thotë se ata vetë zgjodhën drejtimin e gabuar, duke u larguar nga beteja me elektoratin shqiptar, prandaj, sipas tij, e humbën të drejtën për të folur me atë legjitimitet.

– Përderisa ata ishin në garë me kampin etnik, ne e respektuam këtë, por tani që votat e tyre janë shtuar nga votat e romëve, turqve, boshnjakëve, torbeve, egjiptianëve e të tjerë, që është një e drejtë plotësisht legjitime nga ana e tyre të zgjedhin se me kë të shkojnë në koalicion, nuk mund të quhen më përfaqësues të shqiptarëve – tha Gashi në intervistë.