Gashi: Atentati ndaj kandidatit për President Trump, është sulm ndaj demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar sot në rrjetet sociale pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilin thotë se është sulm ndaj demokracisë.

“Përpjekja për atentat kundrejt kandidatit për President, Trump është një sulm ndaj demokracisë dhe është dënueshme nga të gjithë ne që besojmë në vlerat e pluralizmit demokratik.

Ish Presidentit Trump i dëshiroj rimëkëmbje të shpejtë, duke qenë i sigurt se SHBA-ja ka fuqi të bollshme që ta tejkalojë këtë incident për të vazhduar të jetë flamur i demokracisë në botë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Fejsbuk.