Gashi: Ahmeti po sheh ëndrra, nuk kemi nënshkruar dokument të përbashkët!

Nuk është e vërtetë që kemi nënshkruar një deklaratë se nuk do t’i bashkohemi një qeverie që nuk do të bëjë ndryshimet kushtetuese. Këtë pohim e ka bërë në emisionin “360 Gradë” në RTM 1, kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit “VLEN”, Afrim Gashi.

Gashi shtoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ëndërron dhe po kërkon rrugë për të qëndruar në pushtet.

“Nuk është e saktë. Nëse është e vërtetë, ai duhet ta tregojë atë letër. Ku është ajo letër? Nëse e ka, le ta tregojë. Ai lexoi një letër që ne e kemi parë, ka qarkulluar në qarqe të caktuara, por pa nënshkrimin tonë. Ai mund të ketë firmosur, por nuk ka një letër të tillë. Ai po ëndërron, sheh se si të mbetet në pushtet, por shqiptarët i thanë se duhet të shkojë në opozitë dhe këtë duhet ta pranojë. Loja ka përfunduar”, thotë Gashi.