Jurgen Klopp u shpreh i lumtur me finalizimin e kësaj marrëveshje, duke i thurur lavde lojtarit të Përfaqësueses së Zvicrës.
Mendim ndryshe nga Klopp, ka pasur Gary Neville, që e ka quajtur joprofesional Xherdan Shaqirin.
“Të jem i sinqertë, unë nuk jam tifoz i Shaqirit”, ka thënë Neville në ITV.
Ai tutje ka kritikuar distancimin që Shaqiri bëri nga shokët e skuadrës te Stoke, duke thënë se me atë skuadër, as Ronaldinho nuk do të mund të bënte më shumë.
“Ai mund ta shënojë golin më të bukur të një turneu, mund të bëjë lojën më të mirë. Por ai gjithashtu mund që të jetë aty për tri ndeshje dhe të mos bëjë asgjë”, ka përfunduar Neville.