Gardian: Për tre vite kinezët kanë dëmtuar dhe shkatërruar mijëra xhami

Mijëra xhami janë shkatërruar dhe dëmtuar në vetëm tre vjet në provincën veriperëndimore të Kinës, Sinxhijang, ndërsa tani ka më pak se kurdoherë, shkruan Gardian.

Këto janë të dhënat nga raporti mbi shtypjen kineze të pakicës myslimane në Institutin australian për politikë strategjike (SPI). Të dhënat janë marrë përmes imazheve satelitore dhe raporteve në terren.

Autoritetet kineze pretendojnë se ka më shumë se 24.000 xhami në këtë zonë dhe se autoritetet po i ruajnë ato. Por sipas raportit të SPI-së, ka pak më shumë se 15.000 që nuk janë dëmtuar ose shkatërruar.

“Kjo është shifra më e vogël që nga revolucioni kulturor, kur kishte më pak se 3.000 xhami”, theksohet në raport.

Dy të tretat e xhamive u dëmtuan dhe rreth 50 për qind e trashëgimisë së mbrojtur kulturore u shkatërrua ose dëmtua. Midis tyre është Ordam Mazar, qytet antik i shekullit të 10-të që u shkatërrua plotësisht.

Vlerësohet se që nga viti 2017, 30 për qind e xhamive janë shkatërruar, ndërsa 30 për qind të tjera janë dëmtuar në një farë mënyre. Disave u janë hequr minaret, disa u braktisën dhe të tjerat u shndërruan në parkingje ose u përdorën për qëllime bujqësore.