‘Garda Vojvodi’ në një kumtesë për mediat në vitin 2008, në një kumtesë u deklaruan për mediat se sulmin me armë zjarri tek fakulteti Matematiko- Natyrorë e kanë kryer ato.
Me shprehjen ‘I sulmuam përpara se të na sulmonin’ ku e njëjta organizatë e qujti si ‘Lufta e Alfave të Nikolla Gruevskit’. Në kumtesën e kryetarit të organizatës Aleksandër Bugarski kishte një mesazh për Nikolla Gruevskin, ish kryeministrin e atëhershëm, pjestarëve të MPB dhe ARM shkruan: ‘Të paralajmëruam ty, bashkëpuntorët e tu dhe gjithë opinionin, se ne nuk jemi lojë fëmijësh ashtu si na etiketojsh ti. Por jemi një organizatë serioze, që do ta mbrojmë Maqedoninë dhe qytetarët e saj nga planet e tua dhe të bashkëpunëtorëve tu nga Sërbia dhe Greqia’ shkrua në komunikatën e organizatës.
Sipas kësaj organizate, ky sulm le të jetë një leksion për antarët e MPB dhe ARM, sepse siç shkruan në kumtesë ‘Secili plumb i juaj do të ju kthehet mbrapsht’.
Kështu deklaroi në vitin 2008 organizata ‘Garda Vojvodi’ për sulmin tek fakulteti matematiko- natyror në Shkup, ku u vra një polic i Alfa dhe u plagosën dy të tjerë, nga një grup e armatosur. Për këtë vepër janë dënuar tre persona ku faktet me të cikat janë dënuar të njëjtët janë shumë të dyshimta dhe kontradiktore.
Për këtë kumtesë, zëdhënësi i MPB në atë kohë Ivo Kotevski tha se, nuk do të komentojë për deklarata të këtilla qesharake, Kotevski shtoi se, të ishin ato kryesit e veprës ne do t’i kishim arrestuar menjëherë pas vrasjes!
Rasti Alfa u zbulua nga Pa Censurë në këtë video:
http://www.pacensure.com/2018/03/25/rasti-alfa-pjesa-e-2-te/