Garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit në Tetovë

Shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pologut” në bashkëpunim me Fakultetit për teknologji ushqimore në kuadër të Universitetit të Tetovës për herë të tretë organizojnë Garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards 2021”.

Kemi kënaqësinë e veçantë që të ju ftojmë nesër ( e shtunë) 23 tetor 2021 në Amfiteatrin e Fakultetit për teknologji ushqimore në kuadër të Universitetit të Tetovës që për së afërmi të ndiqni mënyrën e vlerësimit të kualitetit nga ana e Komisionit organoleptik, po ashtu me karakter ndërkombëtarë.

Kemi kënaqësinë e veçantë që edhe sivjet pjesëmarrja po ashtu është e madhe. Në garë për kualitet janë mbi 350 bletarë nga 22 shtete anekënd botës.