Gara për qytetin e Shkupit, Shilegov udhëheq para Arsovskës

Sipas numërimit fillestar që ka publikuar KSHZ-ja në ueb faqen e saj në garën për kryetar të Qytetit të Shkupit udhëheq kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov para kandidates së pavarur të VMRO-DPMNE-së, Danella Arsovska.

Deri në orën 22:40 sipas të dhënave të përpunuara, Shilegov ka udhëheq me 37.59% të votave, teksa ndiqet nga Arsovska me 34.15%, Arben Beni Shaqiri nga PLD-RDM me 5,66%, Pero Georgievski si dhe nga E Majta me 4.85%.