Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tre personave në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy vetura të tipit Golf kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara.
Vdekja e tyre është konfirmuar në QKMF e Prizrenit, ndërsa tre persona janë të lënduar nga ky aksident i rëndë tragjik./Indeksonline/