Qendra e Shkupit sot u mbush nga qindra babadimra të moshave të ndryshme që vrapuan në garën më argëtuese tradicionale të babagjyshëve. Pas një pauze njëvjeçare për shkak të krizës së Covid-19, garuesit të veshur me kostumet e babadimrit, vrapuan prej dy kilometrash.
Fituesi i këtij viti Miomir Aleksovski fitoi vendin e parë edhe në garën e vitit 2019, ai mendon se ngjarje të tilla janë një mënyrë e mirë për të ngritur humorin e Vitit të Ri. Ai u uroi të pranishmëve shëndet dhe përfundim sa më të shpejtë të pandemisë për shkak të së cilës ngjarje të tilla pozitive nuk u mbajtën për një kohë të gjatë.
“Gjithmonë vrapimi dhe të qenit në vend të parë është një sukses mbi të gjitha për veten tuaj. Motivi im ishte të bëja të lumtur të dashurit e mi. Vajza ka dashur të ngjitet në podium këtë vit, kështu që me atë do ta marrim çmimin e parë”, tha Aleksovski.
Gara nisi dhe përfundoi në sheshin Maqedonia. Para dhe pas garës, vizitorët shijuan një program muzikor dhe pjesëmarrësit u ngrohën me një instruktor fitnesi. Gara u organizua nga Shoqata për Sport dhe Rekreacion me mbështetjen e Coca-Colas dhe Qytetit të Shkupit.