Ganiu takoi përfaqësueset e “Federatës së Atletikës”

Me qëllim të promovimit të Atletikës si sport bazë, sot realizova takim me përfaqësueset e “Federatës së Atletikës” Aleksandra Vojneska-Zikova, kryetare dhe Ana Krstevska, anëtare e Bordit drejtues.
Nga ana ime shpreha interesimin dhe në parim ram dakord për ndërtimin e një segmenti për kërcim në largësi në një nga shkollat e Komunës së Çairit, me çka do ta kishim rritur pjesëmarrjen e më të rinjve të komunës sonë në sportin e atletikës. Mora premtimin se Federata do të ndihmojë në të ardhmen në drejtim të organizimit teknik të garave, sikurse edhe me rekuizita shtesë për atletikë, por edhe se do të forcojmë bashkëpunim në drejtim të edukimit të trajnuesve
Mysafiret më informuan gjithashtu se për Institucionin e tyre ky është fillim i veprimit në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve infrastrukturore për atletikë në më shumë komuna në territorin e qytetit të Shkupit dhe më gjerë, ndërsa Çairi është komuna e parë që i është përgjigjur një ftese të këtillë për bashkëpunim dhe se gjithë kjo është në drejtim të fillimit të projektit Atletika për fëmijë, si një ligë e veçantë që do të realizohet me garën e parë në muajin mars. Në takimin e sotëm mysafiret gjithashtu i përkujtova se unë si kryetar komune në vazhdimësi e mbështesë sportin, federatat dhe sportistët dhe se çdo bashkëpunim në këtë drejtim është i mirë se ardhur.