Ganiu: “Pozita e gruas në Çair është shumë e fuqishme“

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka marrë pjesë në panel diskutimin e organizuar nga Forumi i Gruas në Çair me temë: “Fuqizimi i gruas, shtyllë për arsim cilësor”.
“Çairi shembull i fuqizimit të gruas në arsim, 7 nga 11 institucionet edukativo-arsimore drejtohen nga gratë”, është shprehur Ganiu në rrjetin social Facebook.
Se sa është e fuqishme pozita e gruas në Komunën e Çairit më së miri dëshmon fakti se nga 11 drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore që aderojnë në territorin tonë, 7 janë drejtoresha, gra të dëshmuara dhe me bagazh tejet të fuqishëm në fushën e procesit edukativo-arsimor.
“Ky është fakti që potencova në panel diskutimin e sontëm “Fuqizimi i gruas, shtyllë për arsim cilësor” në organizim të Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim- Dega Çair dhe ku bashkë me mua panelistë ishin edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi, sikurse edhe profesoreshat Kaltrina Zekolli dhe Fitore Qirezi dhe drejtoresha e SHFK LIRIA, Teuta Idrizi”, ka thënë Ganiu
Me këtë rast përsërita zotimin se në mandatin tim të ardhshëm Komuna e Çairit do të ketë një nënkryetare.