Ganiu: “Kemi përfunduar procedurat për garazhet në kate

Komuna e Çairit vazhdon të përballet me problemin e parkingut. Edhe pse, kryetari Visar Ganiu që në mandatin e kaluar, kishte premtuar se do të zgjidh këtë problem nuk u ndërmor ndonjë projekt më serioz në këtë drejtim dhe qytetarët vazhdojnë të shërbehen me vend- parkingje të improvizuara. Si pasojë e mungesës së vend-parkingjeve qytetarët detyrohen që veturat e tyre t’i parkojnë nëpër trotuare ndërsa në pjesë të caktuara edhe në rrugë gjë që shkakton kaos në komunikacion, pasi zë hapësirën e dedikuar për këmbësorë, si dhe ngushton korsitë e veturave.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu edhe në mandatin e dytë, të cilin e mori javë më parë, premtoi se do të zgjidh problemin e parkingut në këtë komunë, që paraqet një ndër problemet kryesore të saj./Portalv