Ganiu: Fillon faza e dytë ne rrjetin fekal në rrugën Remenska

Kreu i Çairit Visar Ganiu në rrjetin Facebook ka njoftuar për punimet e rrjetit atmosferik në territorin e komunës.
“Sot ekipet tona komunale filluan me realizimin e fazës së dytë të punimeve në rrugën Resenska për ndërtimin e rrjetit të ri atmosferik dhe fekal në gjatësi prej 60 metrash. Ky është edhe një projekt që gjithsesi do të ndikojë në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në Komunën e Çairit.

Ndërsa njëkohësisht qytetarë të nderuar ju informojmë se gjatë punimeve në kyçje, brenda ditës komunikacioni në këtë pjesë të rrugës do të zhvillohet me regjim të kontrolluar”, shkruan Ganiu.