Visar Ganiu
Edhe një investim kapital në Komunën e Çairit. Sot vendosëm gur-themelin për ndërtimin e Sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”.
Salla e re sportive është donacion i ndërmarrjes private “Bruti”, i biznesmenit Nexhat Bruti.
Vlera e donacionit: 12.500.000 denarë
Qëllimi i ndërtimit të objektit: Avancimi i arsimit dhe në përgjithësi i procesit edukativ, që është mjaft e rëndësishme për shoqërinë.
🙏🏻🙏🏻Salla do të mund të shfrytëzohet nga rreth 500 nxënës të kësaj shkolle, në kushte vere dhe të dimrit, me standardet më moderne.