Ganiu: Brenda 2 javëve fillon procedura për pishinën në Fushë Topanë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot tregoi nëpërmjet një postimi në Facebook se u arrit marrëveshja për pishinën në Fushë Topanë dhe njoftoi se mbrenda 2 javëve do filloj të procedura.
Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë:

“Marrëveshja u arrit, mbrenda 2 javëve fillon procedura për pishinën në Fushë Topanë
Në takimin e sotëm që realizova me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z. Naumçe Mojsovski edhe zëvendës drejtorin z. Avni Rustemi arritëm marrëveshjen që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve.

Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës.
Faleminderova drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”– shkruan Kryetari Visar Ganiu.