Ganimete Musliu i ka disa fjalë për martesën e djalit të Jakup Krasniqit

Altini, djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot i jep fund beqarisë. Por, në ditën më të veçantë për të, nuk do të jetë i pranishëm babai i tij, Jakup Krasniqi, kjo për shkak që prej muajsh ndodhet në paraburgim në Hagë.

Për martesën e tyre, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook. “Urime martesa o trashigimtar i Jakup Krasniqit. Konaku juaj u trashigoft u mbushte me trima e trimresha”, shkruan ajo ndër të tjera.