Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së) dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Gani Koci, është ftuar nga Gjykata Speciale që me 18 mars të paraqitet në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Koci në Facebook, duke thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. “Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit”, ka bërë të ditur Koci.

Më poshtë njoftimi i tij i plotë:
Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë, Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Lu*ftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare.