‘Gani Gërmisë’ i vdes vëllai: “Nga ky moment shpirti im nuk do jetë i lumtur”

Visar Dërmakut, personazhit të njohur si Gani Gërmia, sot i ka vdekur vëllai. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku njoftoi se varrimi bëhet nesër në varrezat e Kamenicës, përcjell Klankosova.tv.

“Sot na la vlla, ta dhash besën që kom shku në maje po nuk prite, ti je ai që e solle çdo sukses temin e sot bashkë me ty iku edhe gjysma e zemrës time. Fytyra ndonjëhere do të buzqesh po nga ky moment kurr shpirti im nuk do jete i lumtur”, ka shkruar Dërmaku. Varrimi i Astritit Vllaut tim bëhet neser ditë e hënë 15 Gusht në varrezat e Kamenices.