Gani Geci zbulon ditën se kur do të arrihet marrëveshja Kurti-Mustafa


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me situatën në të cilën janë duke kaluar negociatat mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Geci shprehet i bindur dhe thotë se ka informata se Qeveria Kurti deri ditën e hënë, kur pritet të edhe të votohet, do të arrihet marrëveshja mes dy subjekteve.

Tutje, ai gjithashtu thotë se kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje hallall i qoftë.

“Informatat janë se qeveria Kurti të hënën do të arrihet dhe kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje hallall i qoftë”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së.

Ndërkaq, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri, ka thënë se po angazhohen për marrëveshje të balancuar.

Haziri ka kërkuar nga Albin Kurti të mos e fusë Listës Sprksa në Qeveri.

“Ky angazhim është në funksion të arritjes së marrëveshjes”, ka thënë Haziri.

“Edhe më tutje kemi nevojë me diskutu. Nuk është përballu ende ky dallim. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike”, ka thënë ai.