Gani Geci i ngritë padi për diasporën, Syla: E kam ditë që ka me u ba pjesë e kësaj

Gani Geci ka ngritur padi ndaj gazetarit Valon Syla, për shkak të fyerjeve ndaj diasporës.

Për këto fyerje që ka bë Syla edhe u sulmua fizikisht nga një mërgimtar.

Gjatë debatit televiziv që u zhvillua në Rtv Dukagjin, Gani Geci ka treguar se ka ngritur padi për shkak të fyerjeve të diasporës sipas tij.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sylës i cili ka thënë se Geci e ka dert se si të dalë në televizor.
“E kam ditë që Gania ka me u bo pjesë e saj se e ka gajle me dalë në televizor’’, ka thënë ai.