Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ballafaquar sonte me pjesetarët e rendit.
Ai derisa po qëndronte në një kafiteri në kryeqytet, ka refuzuar të largohet nga lokali në kuadër të respektimit të masave ndaj COVID-19 që po ndërmarrin institucionet.
Ai u ka kërkuar zyrtarëve policorë urdhërin e prokurorit para se të largohet. Bashkë me zyrtarët policor në inspektim ishte edhe ministri Zemaj.
Geci pas disa minutave ka pranuar të largohet nga lokali, sikurse edhe shumë persona të tjerë.