Galloway: Reformat të domosdoshme, jo për BE-në, por për një jetë më të mirë

Ambasadorja britanike Rachel Galloway në një intervistë për AIM duke folur për anëtarësimin tonë në NATO, theksoi se një këshilltar me kohë të plotë që punon në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë u soll në vend për të parë se çfarë mund të bëhet më shumë për gatishmërinë e NATO-s në të gjitha fushat, dhe njoftoi se një projekt do të jetë nisur në të cilën Ministria do të punojë në reformën e burimeve njerëzore dhe administratës.

Duke folur për integrimin evropian, tha se gjëja më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë tani është të vazhdojë me reformat, jo për BE-në, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Gjëja e parë që duhet të theksohet është se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përpjekje në agjendën e reformave, nga lu*ftimi i ko*rrupsionit, deri te sundimi i ligjit. Për shkak të kësaj, Maqedonia Veriut është anëtare e NATO-s dhe mori rekomandime të forta për fillimin e negociatave të pranimit me BE -në.

Ne gjithmonë i kemi mbështetur fuqishëm ambiciet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe besojmë se vendi kandidat duhet të vlerësohet sipas kritereve, dhe ambiciet nuk duhet të ndalen për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Do të përmend se Maqedonia e Veriut është dëshmuar të jetë lider në rajon, dhe në rajon më gjerë, me qasjen e saj ndaj mosmarrëveshjeve dypalëshe. Shpresoj që çështjet të zgjidhen së shpejti, por ndërkohë, gjëja më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë është të vazhdojë me reformat jo për BE-në, por sepse ato do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Galloway.