Galeria e Arteve organizon: “Edhe ne jemi Artist” dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta

Galeria e Arteve Tetovë në bashkëpunim me shkollën fillore “Liria” vazhdon të realizojë workshopin e titulluar “Edhe ne jemi Artist” dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta.

Në aktivitetin e sotëm fëmijët pikturuan gjëra të ndryshme dhe nëpërmjet pikturimit patën mundësinë të shprehin veten e tyre dhe të nxjerrin në pah aftësitë e tyre.

Projekti “Edhe ne jemi Artist” i Galerisë së Arteve Tetovë është shembull i ndritur se si arti mund të jetë bashkues i dallimeve, një urë komunikimi mes vetes dhe të tjerëve dhe një dobi e madhe në socializimin dhe përfshirjen kulturore të fëmijëve me nevoja të veçanta.