Galeria e Arteve në Tetovë përmbylli plan programin e projekteve për vitin 2021 me projektin me të veçant (FOTO)

Sot I.N. Galeria e Arteve në Tetovë përmbylli me sukses plan programin e projekteve për vitin 2021 me projektin me të veçant për këtë vit.

Në bashkëpunim dhe i miratuar nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë së Veriut, me ideatore znj.Argolida Z.Jusufi dhe realizues të projektit dy artistët e rinje znj.Arta Rushiti Fetahu dhe Avni Demiri, sot me lejen e Komunës së Tetovës në hapsirën e paracaktuar u shpalos vepra artistike konceptuale e titulluar “Sfidë dhe Triumf”.
Ky është një projekt inovativ për ne që nxiti interes edhe tek artdashësit edhe tek artistët e degës skulpturë duke u dhënë mundësi për participim dhe shpalosje ideshë për realizim të një skulpture që sipas projektit ishte e paraparë të ndërtohet nga materiale ekologjike të reciklueshme. Kjo skulpturë pasqyron qartë luftën dhe shkatrimin gradual të virusit, shpresë kjo e çdokujt në këto kohëra pandemie.

Ashtu si çdokush që në këtë periudhe tejet të vështirë gjeti mënyrë të nxjerr në pah më të mirën nga vetja dhe profesioni që ushtron, ashtu edhe artistët anë e mbarë botës pasqyruan realitetin aktual të hidhur përmes artit të tyre gjithënjë me idenë dhe shpresën për një ardhmëri në kushte normale.