“Gafa” e presidentit Biden bëhet virale, shton popullsinë me 20 milion banorë

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, 350 milionë doza janë dhënë deri më tani.
Gjatë javës së fundit u administruan mesatarisht 694,138 doza në ditë, ndërsa bëhet me dije se rreth 58% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë, kurse 50% janë vaksinuar plotësisht.
Sipas mediave vendase raportohet se presidenti Joe Biden, gjatë një deklarate për mediat ka bërë një ‘gafë’ numerike pasi ai është shprehur se 350 milionë amerikanë ishin vaksinuar tashmë dhe ishin shumë mirë nga ana shëndetësore.

Ndërkohë që sipas regjistrimit të fundit, të publikuar në prill të këtij viti, e gjithë popullsia e Shteteve të Bashkuara është 331 milion banorë.
“Kjo është një pandemi e të pavaksinuarve. Kështu që ne duhet të vaksinojmë më shumë njerëz. Sa është numri përsëri, prit t’ja kujtoj vetes, 350 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar. Ata ndjehen shumë mirë”, është shprehur presidenti Biden.

Gjithashtu mësohet se numri aktual i amerikanëve plotësisht të vaksinuar është 166 milionë, pra afërsisht gjysma e popullsisë.
Por, për presidentin e SHBA-ve nuk është kjo hera e parë që ngatërrohet në daljet publike, pasi kujtojmë vetëm një javë më parë Biden ngatërroi ish -presidentët Donald Trump dhe Barack Obamën në një fjalim në fabrikën e montimit të Mack Trucks në Luginën Lehigh të Pensilvanisë.
Më pas ai e ka kapur në kohë ngatërresën e bërë, të cilën e cilësoi si lapsus frojdian.