Gabriella Jakovleva u emërua drejtoreshë e Agjencisë për Zbulim

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për emërimin e Gabriella Jakovlevës për drejtoreshë të Agjencisë prë zbulim dhe vendim për shkarkim të drejtorit të deritnaishëm, Erolld Musliu.

Siljanovska Davkova, siç informojnë nga Kabineti i saj, sot e shkarkoi edhe zëvendës drejtoreshën në Agjencinë për zbulim, Aleksandra Bakreska Dodovska dhe e emëroi Ivana Stojanovskën.

Gabriella Jakovleva dhe Ivana Stojanovska janë profesioniste shumëvjeçare në Agjencinë për zbulim.

residentja Siljanovska Davkova këto vendime i solli në pajtim me kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj.